Ministri i Financave, Avdullah Hoti i ka dalur në ndihmë shefit të tij, kryeministrit Mustafa në mënyrë që të sigurohen votat për ta miratuar Demarkacionin.
Në një postim në facebook, Hoti ka përmendur pamundësinë e studentëve dhe të bizneseve kosovare që të lëvizin lirshëm shkaku i vizave.
“Studentet kosovare humbin mundesine per pjesemarrje ne konfetenca apo per vizita akademike si shkak i procedurave për marrje te vizave. Bizneset kosovare humbin miliona ne pamundësi te lëvizjes lirshëm te tregun e madh te BE-se për shkak te vizave“, ka shkruar Hoti.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin parasysh këto aspekte kur të vendosin për votën e tyre në lidhje me Demarkacionin.
“Te gjithe deputetet, pozite dhe opozite, le te marrin parasysh keto kur te vendosin per voten e tyre lidhur me demarkacionin“, thuhet në postimin e Avdullah Hotit në facebook.
Qeveria nesër pritet ta procedojë për në Kuvend çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...