Komiteti i Helsinkit një javë pas dhunës në Kuvendin e Maqedonisë ka publikuar raportin në të cilin janë evidentuar të gjitha veprat penale.
Për bazë janë marrë videot e siguruara nga mediat. Sipas këtij raporti në Kuvendin e Maqedonisë janë bërë 28 vepra penale kryerësit e të cilave janë ndarë në katër grupe: organizatorë, kryerësit e veprave, shërbyesit policorë dhe eprorët policorë.
Në raport janë përmendur edhe mos dhënia e ndihmës mjekësore, pengesa e ekipeve mjekësore dhe promovimi i gjuhës së urrejtjes dhe mos zbatimi i urdhrave profesional.
Raporti gjithashtu konstaton se të lënduar nga këto zhvillime të dhunshme janë një deputetë me lëndime të rënda, dhjetëra të tjerë me lëndime trupore, 70 qytetarë dhe 20 policë.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren