Cili është roli i gjyshes? Të risë nipërit dhe mbesat? Jo, ata duhet t’i rrisin prindërit e tyre. Gjyshja duhet të ndihmojë të rinjtë të përballojnë dhe të ndërtojnë rutinën e re të të jetuarit.
Gjyshja e mirë vazhdon të jetë nënë, për vajzën, apo nusen, që sapo është bërë nënë. E inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ia bëjë vetë fëmijës. Ajo e nxit dhe e siguron, se është në rrugë të mbarë, sepse kështu i ka ndodhur edhe asaj.
Gjyshja e mirë nuk i thotë nënës së re, “ti s’di” dhe mund ta “dëmtosh” fëmijën, meqenëse “nuk di”, do e “përkujdes unë”. Kjo mënyrë është vetëm e dëmshme, si për fëmijën ashtu edhe për nënën e re. Fëmija do të rritet nga nëna e tij, sepse vetëm atë njeh dhe vetëm me atë, nënën, mund të ndërtojë atë lloj sigurije dhe besimi për jetën, që bën të mundur një jetë sa më pak problematike në të ardhmen.
Nëna e re do të pushtohet nga një ndjenjë faji, inati dhe mosbesimi që bëjnë vetëm dëm në marrëdhënien nënë fëmijë. Për pasojë do të humbasë koha e çmuar që fëmija ndërton ato mekanizma psiqikë dhe gjuhësorë që sigurojnë shëndet të mirë mendorë dhe aftësi kreative cilësore. Këtu qëndron rroli i gjyshes të ndihmojë e inkurajojë nënën e re të besojë te vetja dhe të jetë aktive në jetën e fëmijës së sajë. Të nxitë babanë të jetë pjesë e rritjes së fëmijës së tij sëbashku me gruan e tij, nënën e re. Kjo është detyra e gjyshes, dhe jo të pretendojë rritjen e fëmijës.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...