Qeveria australiane do të ndërtojë një aeroport të dytë ndërkombëtar në Sidnei, njoftoi në fillim të kësaj jave Kryeministri Malcolm Turnbull.
“Detajet e planit për të ndërtuar Aeroportin Perëndimor të Sidneit do të shpallen nga përfaqësuesi i thesarit të vendit javën e ardhshme”, tha Turnbull gjatë një daljeje publike.
Aeroporti i ri do t’i kushtojë taksapaguesve 5 miliardë dollarë australianë (3,7 miliardë dollarë amerikanë) dhe do të ndërtohet në Badgerys Creek në Sidnein Perëndimor, rreth 50 kilometra nga qyteti.
“Aeroporti do të jetë një katalizator i madh për rritjen ekonomike dhe e vendeve të punës në Sidnein Perëndimor duke injektuar më shumë se 1,9 miliardë dollarë australianë në ekonomi, vetëm gjatë ndërtimit. Aeroporti pritet të ofrojë 9.000 vende të reja pune në fillim të viteve 2030”, theksoi Kryeministri Turnbull.
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00