Në PDK-në e Drenasit ka përçarje të thella. Kryesia e partisë ka dalë kundër Lladrovcit. Ky i fundit i mohon përçarjet e tilla, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Përçarjet në Degën e PDK-së në Drenas kanë vazhduar të jenë edhe më të thella, pasi që komplet Kryesia e Degës së PDK-së ka dalë kundër kryetarit aktual Ramiz Lladrovcit.
Dega e PDK-së ka vlerësuar se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk gëzon përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Degës dhe të Anëtarësisë, ndërsa me punën e tij është ndarë i pakënaqur edhe vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në takimin e fundit që ka pasur Veseli me strukturat e partisë në Drenas janë shfaqur shumë pakënaqësi me punën e Lladrovcit, për të cilin kanë thënë se ai për veprimet e veta nuk koordinohet fare me Degën.
Burime të gazetës “Zëri” përbrenda PDK-së në Drenas thonë se në takimin e strukturave të partisë me Veselin ka pasur debate të ashpra rreth moskoordinimit të kryetarit Lladrovci me strukturat e partisë, gjë që ka ngjallur pakënaqësinë edhe të vetë të parit të PDK-së me punën e Lladrovcit.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës