Prekja e barkut nga nëna thuhet të jetë thelbësore në krijimin e lidhjes së saj me beben.
Por kërkimet e fundit kanë zbuluar se foshnjat janë në gjendje ta njohin nënën ende sa janë në bark, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Bebet e palindura janë regjistruar me ultrazë në momentin kur është përkëdhelur barku i nënës.
Duke përdorur videot tredimensionale të ultrazërit, shkencëtarët ishin në gjendje të shihnin se si bebet reagonin ndaj prekjeve, në veçanti ndaj babait.
Doktoresha Viola Marx e cila e ka udhëhequr studimin, tha se nënat shpesh në mënyrë spontane e prekin barkun për të komunikuar me fetusin.
“Çdo stimulim mund të jetë i dobishëm për lidhjet e bebes me nënën dhe babanë”, ka shtuar ajo.
Dr. Marx tha se hulumtimet kanë treguar se bebet e palindura çuditërisht iu përgjigjën prekjeve të babait të tyre.

Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren
Dheu i Bardhë: Konfiskohen mbi 122 mijë euro dhe valutë e hu...