Dy makina janë përplasur kokë më kokë në zonën e njohur si Ura me Harqe në Milot.
Mësohet se 4 persona janë plagosur rëndë. Të përfshirë në aksident janë dy makina.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i “Wolksvagen Pasat” që ka goditur “Mercedes-in”, shkruan Lapsi.al.
Shoferi i një prej mjeteve mbeti i bllokuar për disa minuta në makinë. Të plagosurit kanë marrë fraktura të shumta dhe janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë