Sipas raporteve të ndryshme, Cesc Fabregas i ka thënë Chelseat se nuk është i interesuar për transferim në Itali pas interesimit të shfaqur nga AC Milani.
E ardhmja e mesfushorit spanjoll në ‘Stamford Bridge’ mbetet në dyshime, pasi ka startuar në vetëm 10 ndeshje në Premierë Ligë këtë sezon nën udhëheqjen e Antonio Contes, transmeton portali arbresh.info.
“Rossonerët”, tani nën udhëheqjen e pronarëve të rinj kinez, thuhej se janë të gatshëm për të ofruar 30 milionë funta për ish yllin e Arsenalit. Megjithatë, ‘Evening Standard’ raporton se Fabregas nuk është i interesuar për largim nga Londra dhe është i vendosur në kryeqytetin anglez.
Pavarësisht rolit të tij të limituar nën udhëheqjen e Contes, Fabregas ka shënuar gjashtë gola dhe ka krijuar gjithsej 10 asistime brenda të gjitha kompeticioneve këtë edicion./arbresh.info
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...