Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur në takim mjekët specialistë të cilët kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës, për mos anulimin e konkursit për 220 vende pune nga Inspektorati i Punës.
Ai ka kërkuar informacione shtesë nga ky grup i protestuesve specialistë lidhur me anulimin e konkursit, raporton Ekonomia Online.
“Është vështirë t’i shohësh mjekët në rrugë. Në besë të shqiptarit, as nuk po e di, as nuk kam pasur informacion që mjekët të cilët kanë përfunduar shkollën e nuk janë të punësuar”, është shprehur Veseli.
Kurse përfaqësuesi i protestuesve Arben Ademi i ka thënë kryeparlamentarit si ai është i vetmi që ka pranuar shqetësimet e tyre.
Ai ka treguar edhe procedurat e konkursit duke thënë se Inspektorati i Punës dëshiron të anulojë konkursin. Sipas tij, me këtë konkurs arrijnë të punësohen 220 specialistë.
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...