Roma dhe Milan do të takohen javën e ardhshme në kuadër të Serie A.
Por dy gjigantët italian janë në garë edhe për futbollistin e jashtëzakonshëm të Atalantës, Franck Kessien.
Mesfushori fantastik ka parakontratë për t’iu bashkuar Romës për një shumë prej 28 milionë euro.
Por pas ardhjes së kinezëve në klub, Milani po tenton t’ia rrëmbejë nga dora Romës yllin afrikan.
Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’ janë duke tentuar ta bindin lojtarin me një pagë më të lartë se Roma.
Gjithsesi kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me Atalantën për transferimin e Kessiet në qershor.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të pranojë transferimin tek Roma, apo paratë e Milanit do t’ia ndërrojnë mendjen.
Në 20 ndeshje këtë edicion në Serie A, mesfushori defensivë ka shënuar gjashtë gola.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...