Opsioni Qytetar për Maqedoninë (OQM) vlerëson se vendi gjendet në krizën më të madhe politike dhe të sigurisë, që pas pavarësimit, që sipas tyre, nuk është vetëm ndëretnike, por edhe brenda etnike dhe se mbrëmë janë kryer më shumë veprime kundërshtetërore nga parti politike, deputetë dhe qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas OQM-së, veprimet e disa deputetëve në Kuvend dhe, siç thonë, vullneti i një pjese qytetarësh, nuk sjellin paqe dhe siguri, por konflikt. Kjo parti thotë se nuk është kundër Talat Xhaferit të jetë Kryetar i Kuvendit, por është kundër zgjedhjes në mënyrë, sipas tyre, të kundërt me Rregulloren e Kuvendit.
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...