Arsene Wenger ka pranuar se Arsenali ishte i interesuar në transferimin e Dele Allis para se ai t’i bashkohej Tottenhamit në vitin 2015.
Qysh pasi iu bashkua “Spursve” dy vite më parë nga MK Dons, Alli është bërë njëri nga lojtarë që ka tërhequr vëmendje të madhe në Angli, transmeton portali arbresh.info. 21-vjeçari u bë startues për skuadrën kombëtare dhe fitoj çmimin PFA Lojtari i Vitit për të dytën herë në fillim të këtij muaji.
Shumë klube besohet se ishin në dijeni rreth progresit të tij tek MK Dons dhe Wenger ka konfirmuar që Arsenalin ka vëzhguar Allin si një adoleshent.
“Po, ne e kemi vëzhguar atë”, u përgjigj Wenger kur është pyetur rreth interesimit te Dele Alli. “Ai ka luajtur për MK Dons. Duhet ta pranojmë se është duke luajtur edhe tani shumë mirë”
“Ai punon shumë, ai është një lojtar i kompletuar dhe shumë i rrezikshëm. Ai shënon shumë gola, është mahnitës për moshën e tij”, shtoi ai./arbresh.info
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...