Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka thënë në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën se në situatën e eskaluar në Maqedoni, asnjë shtetas i Kosovës nuk është i lënduar.
“Sipas informatave tona deri me tani nuk ka asnjë kosovar të lënduar. Dhuna ka ndodh në parlament”, ka deklaruar Hysa.
Situata në Maqedoni ka eskaluar pasi Talat Xhaferri u zgjodh kryetar i Parlamentit të Maqedonisë dhe një turmë protestuesish të dhunshëm, përkrahës të Nikola Gruevskit, kanë mësyrë parlamentin, ku kanë sulmuar fizikisht deputetët, mes tyre edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...