Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, në këto momente gjendet në aeroportin ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ bashkë me familjarët e tjerë si dhe djalin e tyre Gjinin, teksa presin aterimin e liderit të AAK-së.
Ajo ka thënë se me lirimin e Haradinajt është konfirmuar e vërteta e pastër e shqiptarëve dhe pastërtia e luftës së drejtë të popullit të Kosovës dhe gjithë UÇK-së.
”Kemi fituar edhe njëherë, Kosova ka fituar. E ka konfirmuar të vërtetën e shqiptarëve, pastërtinë e luftës së UCK-së dhe luftës së drejtë që ka bërë populli i Kosovës. Nuk ka qenë e vështirë, sepse tek fëmijët e mi ka ekzistuar ftesa se Ramushi kthehet. Jemi të vegjel karshi atyre që humbën jetën për çmimin e Lirisë. Mision i vështirë për t’u përmbushur, jam munduar të mos i zhgënjej as fëmijët as popullin tim e as gjithë shqiptarët në botë. Gjini e ka festuar ditëlindjne me shokët e vet, jo në mënyrën sic duhet festuar një ditëlindje. Ai ka qenë i gëzuar shumë, Gjini e ka vlerësuar si dhuratën më të mirë që një fëmijë mund ta marr në ditëlindjen e tij”, ka thënë ajo.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...