Mollët janë një prej frutave më të konsumuara në të gjithë botën. Kjo nuk lidhet me faktin se gjenden në çdo stinë të vitit apo çmimi i tyre modest, por sepse janë të pasura me shumë vlera ushqyese.
Mollë përmbajnë antioksidantë dhe shumë fibra natyralë, të cilët ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe lehtësojnë tretjen. Një mollë në ditë nuk mban vetëm doktorin larg për një vit, por furnizon organizmin me shumë përfitime shëndetësore. Living ju liston pesë prej tyre :
1.Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Mollët përmbajnë fibra të tretshme që ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) në gjak dhe parandalojnë formimin e pllakave në arterie. Antioksidantët e gjetur tek molla ulin rrezikun e prekjes nga ataku kardiak dhe pengojnë oksidimin e venave të gjakut. Konsumi i përditshëm i mollëve redukton veprimin e radikaleve të lira në organizëm.
2.Kanë efekt diuretik: Sasia e lartë e kaliumit që gjendet tek molla ka efekt të fortë diuretik. Molla ndimon të ruani balancën e lëngjeve në organizëm dhe të mos dehidratoheni.
3.Zbardhin dhëmbët: Dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse ! Të gjithë e duam këtë gjë dhe shpeshherë u drejtohemi shërbimeve të shtrenjta dentare për ta arritur këtë gjë. Duke qenë se gjatë përtypjes së mollës prodhohet pështymë, kjo e fundit kontrollon rritjen e baktereve që mund të çojnë në dëmtime të dhëmbëve. Për dhëmbë më të bardhë këshillohen mollët jeshile.
4.Zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit: Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neruro-degjenerative që prek të gjitha funksionet e trurit. Sipas studimeve të ndryshme, përqendrimi i lartë i antioksidantëve në mollë ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. Përveç kësaj, aftësia e mollëve për të parandaluar veprimin e radikaleve të lira mbron trurin nga plakja e parakohshme cerebrale.
5.Ndihmojnë të humbni peshë: Mollët janë pjesë e shumë dietave të famshme, madje dietologë që nëse në fillimet e dietës mund të keni kriza urie ta shuani duke konsumuar një mollë. Konsumimi i rregullt i mollëve ul oreksin dhe ndihmon në kontrollimin e marrjes së përditshme të kalorive.
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...