Deklarata nga presidenti francez Francois Hollande në ndalimin e përhapjes së NATO-s në këtë pikë, i cili ngriti çështjen e publikut malazez se a e kishte fjalën edhe per vendet që jane në proces të anëtarësimit, zyra e tij sqaroi “Mali i Zi, si dhe vendet e tjera kandidate nuk kanë të drejtë për t’u bashkuar me Aleancën”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Televizioni i Podgoricës ka kërkuar sqarim lidhur me deklaratën e Holand, i cili nga Pallati Elysee tha se asnjë nga vendet që janë kandidate për anëtarësim, duke përfshirë edhe Malin e Zi, nuk janë të gatshëm për të marrë një ftesë për t’u bashkuar me NATO-n.
“Mali i Zi, siç tregohet në raportin e fundit të NATO-s mbi përparimin, duhet të vazhdojë reformat në fushat që do të shqyrtohen në kontekst të planeve vjetore, veçanërisht kur është fjala për modernizimin e forcave të armatosura dhe reformën e forcave të sigurisë. Bazuar në konkluzionet nga Samiti në Wells, kandidatura e Malit të Zi do të rishikohet në tremujorin e fundit të vitit 2015, u tha në përgjigjen e shërbimit për shtyp të presidentit francez./arbresh.info/
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...