Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka mohuar se institucioni që ajo drejton ka marrë sinjale nga ndonjë institucion relevant për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.
Ajo ka deklaruar për “Epoka e re” se ky institucion nuk është duke e bërë asnjë përgatitje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Sipas saj, KQZ’ja është duke bërë përgatitje për zgjedhjet lokale që do të mbahen në afatin e rregullt kushtetues, në vjeshtë të këtij viti.
Kryetarja e KQZ’së ka theksuar se mbajtja e dy palë zgjedhjeve brenda një viti do të jetë mjaft sfiduese për këtë institucion.
Pavarësisht prej kësaj, ajo ka thënë se, nëse u kërkohet të organizohen edhe zgjedhjet e parakohshme, KQZ’ja do ta bëjë një gjë të tillë.
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro