Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim pune Komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjeneralmajor John Harris, i shoqëruar nga atasheu ushtarak amerikan pranë ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Jeffery Fischer si dhe oficerë tjerë të lartë.
Gjeneral Rama me këtë rast e ka falënderuar gjeneralin Harris për kontributin që Ushtria Amerikane është duke dhënë në kuadër të KFOR-it për 18 vjet me radhë, në mënyrë që në Kosovë të ketë një ambient të qetë dhe të sigurt. Po ashtu, gjeneral Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për kontingjentin amerikane nga kampi ushtarak ,,Bondsteel’’ për përkrahjen e dhënë FSK-së në përgjithësi dhe në veçanti për zhvillimin e kapaciteteve trajnuese të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së (TRADOK) në Ferizaj.
Gjatë takimit Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka njoftuar gjeneralin Harris edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), përgatitjet e bëra, planifikimet dhe procedurat që janë zhvilluar deri në sot, si nga ministria ashtu edhe në ni
vel qeveritar e shtetërorë. Me këtë rast ai e njoftoi gjeneralin Harris edhe me përqindjen e lartë të numrit të komuniteteve pakicë që janë duke shërbyer në radhët e FSK-së si dhe me aktivitetet konkrete që janë duke u bërë për inkuadrimin e sa më shumë pjesëtarëve të rijnë të komuniteteve pakicë.
Gjeneral Harris është ndarë i kënaqur me arritjet e FSK-se sidomos me zhvillimin e pjesëtarëve të saj. Është mbresëlënëse tha ai, që pjesëtarët e FSK-së janë shumë të suksesshëm në shkollat dhe kurset ndërkombëtare ku po marrin çmime të larta për përformancën e shkëlqyer.
Po ashtu gjenerali Harris shprehi gatishmërinë për të përkrahur FSK-në në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të saj.

The New York Times: Princi saudit i kërkoi Trumpit të vazhdo...
Rrugët e përgjakura/ Pesë të vdekur brenda pesë ditëve në ak...
Kuka: Ofertat për Majlindën vazhdojnë, por ajo mbetet besnik...
Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë
Nëna Rukë tregon se si ju “flet” djemve të saj dëshmorë: “O ...
Kurti priti në takim komisionerin Kamp, flasin për zhvillime...