Ish-trajneri i ‘Los Blanos’ ka drejtuar akuza të rënda për futbollistët e Realit.
Fabio Capello mendon që Lionel Messi është shënjestër e futbollistëve të Real Madridit në çdo El Clasico dhe ndërhyrjet ndaj tij i cilëson si kriminale.
Messi që ishte hero i Barcelonës me dy gola në ndeshjen e mbrëmshme, u faullua shumë herë nga futbollistët e Realit dhe një ndër ndërhyrjet më të ashpra ishte ajo e Sergio Ramos i cili u përjashtua me karton të kuq.
Capello që është analist në Fox Sports Italia gjatë rrjedhës së ndeshjes ka komentuar ndërhyrjet ndaj argjentinasit.
“Sa herë që një El Clasico luhet në Bernabeu, ata mundohen ta lëndojnë Messin dhe gjithnjë përfundojnë me karton të kuq”, ka thënë ai.
“Shikojeni ndërhyrjen e Ramosit! Ajo është kriminale, një faull i pastër. Kartoni i kuq ishte më se i drejtë”, ka shtuar ai.
Capello ka drejtuar Realin në dy raste dhe të dyja herët ka arritur të fitonte titullin e kampionit në La Liga./Abresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje