Ish kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së, Xhelal Canziba i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AAK-ja.
Sipas njoftimit, Canziba, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinajt, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme.
“Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, për të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova”, ka thënë Canziba.
Canzibës, mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së. Përfshirë edhe vet kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj i cili ndodhet në Strasburg të Francës.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...