Gjatë periudhës 2012-2016 eksportet e Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian kanë zënë mesatarisht 76,6 % të eksporteve.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për periudhën 2012-2016, eksportet me vendet e CEFTA-s (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 12,4 % të eksporteve.
Partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë, ka qenë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51,0 %, ndjekur nga Kosova me 7,5 %, Spanja me 6,8 %, Greqia me 3,9 %, etj.
Ndërkohë, importet nga vendet e BE, zënë mesatarisht 62,7 % të importeve gjithsej dhe importet nga vendet e CEFTA-s zënë 7,3 % të importeve.
Partneri tregtar kryesor në importe me Shqipërinë, ka qenë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare importet me Italinë kanë zënë mesatarisht 30,8 %, ndjekur nga Greqia me 8,7 %, Kina me 7,5 %, Turqia me 7,0 %, etj.
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...