Keira Knightley është rikthyer në trailerin e ri të “Piratët e Karaibeve 5”. Ndonëse ajo nuk është parë në trailerat e mëparshëm të Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla, aktorja ka bërë një rikthim të pabesueshëm.
Keira, e cila ka luajtur rolin e Elizabeth Swann në tre nga katër filmat e fundit, është shfaqur vetëm për një sekond në trailerin japonez që është publikuar.
Aktorja shfaqet me një veshje viktoriane ndërkohë që po sheh në distancë, duke konfirmuar në këtë mënyrë të gjitha thashethemet që ajo do të kthehej përsëri.
Megjithatë është ende e paqartë natyra e karakterit që ajo do të luajë pasi këto janë vetëm pamjet e para që janë zbuluar dhe lënë shumë për të imagjinuar.
https://www.youtube.com/watch?v=3rIr62a3lnY
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën