Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh që operonin në qytetin bregdetarë. Sipas njoftimit të Policisë, finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Brava” ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Policia ka dokumentuar 20 raste vjedhje banesash në lagje të ndryshme të qytetit në ngarkim të katër personave. Në cilësinë e provës materiale, blutë kanë sekuestruar një armë zjarri, fishekë, cannabis sattiva, automjete, pjesë të sendeve të vjedhura, vlera monetare dhe mjetet që kryenin veprimtarinë kriminale.
Policia njofton se në pranga kanë rënë Rezart Hyskolli 29 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje dhe Gentjan Kala 30 vjeç, banues në Tiranë, I dënuar më parë për vjedhje , aktualisht me masë sigure ”Arrest shtëpie”për veprën penale”Vjedhja”.
Në kërkim, S.T. 27 vjeç, banues në Tiranë dhe D.I. 24 vjeç, banues në Tiranë. Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke vjedhur dy banesa.
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...