Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të enjten ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër të pandehurit Z.V., ish-rezervist policie në Vushtrri për veprimet të cilat pretendohet se kanë ndodhur ndërmjet fshatrave Shtudime e Epërme dhe Shtudime e Poshtme, Komuna e Vushtrrisë dhe objekteve të Kooperativës Bujqësore, Vushtrri më ose rreth datës 2 maj 1999,si dhe për veprimet dhe sjelljet të cilat pretendohet se kanë ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Smrekovnicë, Komuna e Mitrovicës gjatë javëve pas kësaj ngjarjeje.
I pandehuri akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile siç parashihet dhe ndëshkohet me anë të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), dhe aktualisht i penalizuar me Kodin Penal të Kosovës (KPK), dhe kundër rregullave të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.
Këto krime përfshijnë vrasjet brutale dhe të kundërligjshme, trajtimin çnjerëzor, shkaktimin e vuajtjeve të mëdha, aplikimin e masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimin e pasurisë, plaçkitjen dhe vjedhjen në shkallë të gjerë të pasurisë që ishte e pajustifikueshme.
Kjo aktakuzë është ngritur nga prokurori ndërkombëtar pas ekstradimit të pandehurit nga Mali i Zi, thuhet në komunikatën për media të EULEX-it.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...