BMW në sallonin e veturave në Kinë ka ekspozuar automobilin e Serisë 5 me zgjatje të distancës ndërmjet boshteve, dedikuar për tregun kinez.
Për nevojat e blerësve në Kinë, të cilët veçanërisht çmojnë automobilat me shumë hapësirë për udhëtarë në ulëset e pasme, kompania bavareze ka zgjatur automobilin më të ri të Serisë 5 për 133 mm.
Centimetrat e shtuar përdoren për shtimin e hapësirës për komfor të udhëtarëve, të cilët voziten në ulëset e pasme të automobilit, transmeton KosovaPress.
Seria 5 është e pajisur me drita LED dhe mundet në Kinë të porositet në pakot e pajisjeve Luxury Line dhe M Sport.
Përveç shtimit të hapësirës për këmbë, përdoruesit e këtij automobili do të gëzojnë edhe një sërë përmbajtjesh luksoze dhe izolim të avancuar. Seria 5 e BMW-së do të prodhohet në fabrikën, e cila ndodhet në verilindje të Kinës, dhe që është në pronësi të përbashkët të BMW-së dhe kompanisë kineze të automobilave, Brilliance.

Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...