Erdogan: Ndërtova pallatin e madh për shkak të buburrecave

Turkey's President Recep Tayyip Erdogan addresses an election rally ahead of the upcoming general elections, in Ardahan, Turkey, Saturday, June 6, 2015. The overarching drama of the election has been whether Erdogan’s Justice and Development Party, or AKP, will win a strong enough majority to change the constitution and put Erdogan at the unquestioned pinnacle of Turkish politics in a new presidential system. (AP Photo)

21:05 | 6 Qershor 2015
M. A.

Presidenti turk ka mbrojtur ndërtimin kontroversal të pallatit të ri presidencial i cili është madhështor, duke thënë se zyra e vjetër ishte pushtuar nga buburrecat.

Recep Tayip Erdogan, është akuzuar për harxhim enorm të pasurive të shtetit sa ishte kryeministër duke ndërtuar pallat prej 1,150 dhomave, të cilin kritikët e quajnë ndërtim ilegal në tokë të mbrojtur.

Ndërsa, opozita ka kritikuar shpenzimin në prag të zgjedhjeve parlamentare që mbahen ditën e diel.

Erdogan është zhvendosur në strukturën vakante pasi u zgjodh president në gusht. Më parë pallati presidencial i jepej kryeministrit.

Në një intervistë televizive, Erdogan tha se buburrecat kanë bredhur nëpër tualetet e kryeministrisë-tanimë të zbrazur.

“A i përshtatet një zyre e tillë kryeministrit të Republikës së Turqisë ? Nuk ka pikëpyetje për harxhime kur është në pyetje përfaqësimi”, tha ai.

ERdogan

Shpërndaje në rrjete sociale