Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë se nga java e ardhshme pritet të ketë linja të autobusëve nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.
Zharku tha se dje është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit mes MI-së dhe Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës dhe ministria pret që këtë javë të marrë përgjigje nga ANP në lidhje me këtë çështje, shkruan arbresh.info.
Në të kundërtën, siç ka thënë Zharku, do të ndërprehet procesi dhe do të bëhet shpallja për linja ose operatorë të rinjë.
“Këto nisje nuk janë funksionale ende për shkak të disa probleme me shfrytëzimin e hapësirës në Aeroport për shkak se Aeroporti ka shprehur shqetësimin për sigurinë në aeroport nëse vendosen autobusët. Është nënshkruar një memorandum dje. Ne presim që gjatë javës të kemi përgjigje nga ANP. Presim që javën e ardhshme të filloj përndryshe e ndërprejm klëtë process dhe shpallim shpallje të reja për linja të reja ose për operatorë të rinj”, ka thënë Zharku./Arbresh.info.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...