Real Madridi fitoi në kohën shtesë 4-2 ndaj Bayern Munichut dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje kishte shumë momente për t’u diskutuar pasi gjyqtari Viktor Kassai bëri disa gabime në referim.
Futbollistët e klubit gjerman ishin shumë të nervozuar nga ato pasi besojnë se kanë ndikuar në eliminimin e tyre.
Gazetari i Marcas, Jose Luis Sanchez, i cili ishte në stadiumin Santiago Bernabeu, ka zbuluar se Vidal, Thiago Alcantara dhe Robert Lewandowski dhe kanë nga dhoma e zhveshjes së klubit bavarez dhe kanë fyer gjyqtarin kryesor.
Gjërat kishin shkuar aq larg sa është dashur edhe intervenimi i policisë të ndalojë treshen e lartpërmendur që situata mos të eskalojë.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...