Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan të hënën ka porositur vëzhguesit ndërkombëtarë, se duhet ta dinë “ku e kanë vendin”, pasi që kritikuan referendumin me të cilin i zgjerohen kompetencat.
Erdogan para pallatit presidencial në Ankara porositi përkrahësit e tij se me rezultatet e referendumit të djeshëm kanë përfunduar të gjitha debatet për ndryshimet kushtetuese, ndërsa tash do të fillojë reforma, duke nisur me drejtësinë.
Sipas rezultateve jo zyrtare, 51,4 për qind e votuesve e kanë mbështetur ndryshimin më të madh të politikës turke që nga themelimi i shtetit modern turk në shekullin e kaluar. Vëzhguesit evropianë konsiderojnë se referendumi i së dielës nuk ka përmbushur standardet demokratike evropiane.
Erdogan theksoi se nuk “ka parë, as dëgjuar apo pranuar” raportimet e misionit vëzhgues të OSBE-së, dhe ka shtuar se disa shtete evropiane kanë kundërshtuar ndryshimet kushtetuese më shumë se sa opozita turke./Arbresh.info/
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës