Nga Brukseli nuk ka asnjë informacion se si ndërprerja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit pas arrestimit të Ramush Haradinajt do të reflektojë në integrimin evropian të Serbisë.
Kështu ka deklaruar shefja e ekipit negociator të Serbisë me BE-në Tanja Mishçeviq.
E pyetur nëse Serbia mund të shpresojë për hapjen e kapitujve të ri nëse dialogu në Bruksel nuk do të vazhojë deri në muajin qershor, ajo ka thënë për Televizionin N1 se për Serbinë është kusht vlerësimi i asaj çka është bërë deri më tanin në procesin e dialogut, transmeton Klan Kosova.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë gjatë muajit të shkuar me të cilën është pezulluar dialogu me Serbinë, deri në lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.
Ai u arrestua nga autoritetet franceze më 4 janar bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004, transmeton Klan Kosova.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...