Ylli francez Paul Pogba sonte mund të luaj ndeshjen e fundit në fanellën e Juventusit.
Juve përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, por për talentin francez kjo mund të jetë sfida e fundit për kampionët e Italisë.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola e ka pranuar se për klientin e tij përballja me Barcelonën mund të jetë e fundit si lojtar i Juvës.
Raiola thotë se dritarja e transferimit është e hapur deri në shtator, dhe sipas tij, shitja e Pogbas mund të jetë një nga transferimet me të shtrenjta në historinë e futbollit.
“Mund të jetë loja e tij e fundit me Juvën”, tha Raiola.
“Tashmë ofertat po vijnë, por ato deri tani të gjithat janë mënjanuar, sepse Juventus nuk duan ta shesin atë”, tha ai.
“Çmimi varet nga kush blen atë. Transferimi i tij do të jetë një nga më të shtrenjtë në histori”, theksoi Raiola.
Ofendimet ndaj Mozës, publiku e ndëshkon Adin – elimin...
Skandal në “Ferma VIP”, konkurrentja fyen Arbana Osmanin
Përkundër ofertave, Szczęsny vendos të qëndrojë tek Barcelon...
Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdeku...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Amer...