Qindra palestinezë që po mbahen në burgjet izraelite janë në filli të një greve masive të urisë në protestë ndaj kushteve në të cilat po trajtohen.
Veprimi është duke u udhëhequr nga Marwan Barghouti, një lider palestinez i burgosur nga Izraeli për pesë vrasje, transmeton portali arbresh.info.
Barghouti, një figurë kyçe në fraksionin e presidentit palestinez Mahmoud Abbas, Fatah, është cilësuar si pasuesi i mundshëm i Abbasit.
Ekziston frika që protesta mund të ndezë tensionet përgjatë Bregut të pushtuat Perëndimor.
Sipas shërbimit të burgjeve të Izraelit, 1187 palestinezë në burgjet izraelite janë duke u bashkuar grevës së urisë, që përkon me Ditën e të Burgosurve Palestinezë./Arbresh.info
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran