Bjellorusia po mendon t’i heqë vizat gjatë periudhës kur në këtë vend do të mbahen Lojërat Evropiane, në vitin 2019.
Propozimi është diskutuar gjatë mbledhjes së mbajtur nga Komiteti Nacional Olimpik i Bjellorusisë në Minsk, i cili ka propozuar që gjatë 10-12 ditëve sa do të mbahen garat të hiqen vizat për ekipet pjesëmarrëse dhe për turistët, që mund t’i sjellin të hyra vendit nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Mbetet të shihet nëse në këtë listë të lirimit nga vizat do të përfshihet edhe Kosova, edhe pse vendin tonë nuk e ka pranuar si shtet ende Bjellorusia.
Sportistët kosovarë kanë hasur vazhdimisht në vështirësi për t’u pajisur me viza, mbi të gjitha në vendet që nuk e njohin Kosovën. Të kujtojmë se Nora Gjakova kishte fituar medalje në “Baku 2015”.
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...