
BRUGGE, BELGIUM - AUGUST 25: Adnan Januzaj of Manchester United warms up during the Manchester United training session held at Jan Breydel Stadium on August 25, 2015 in Brugge, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Trajneri i Manchester United foli rreth Adnan Januzajt javën e kaluar, por tani edhe tifozët e Sunderlandit kanë reaguar gjithashtu.
Jose Mourinho duket se ka vendosur të lejoj kosovarin të largohet nga Manchester United, gjë të cilën edhe tifozët e Sunderlandit e kërkojnë gjithashtu, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi 22-vjeçari kaloi një sezon në formë huazimi te klubi në ‘Stadium of Light’ menjëherë pas arritjes së trajnerit portugez në ‘Old Trafford’ gjatë verës.
Javën e kaluar Mourinho zbuloi se ka marrë vendimin për reprezentuesin e Belgjikës duke iu thënë gazetarëve: “Kam vendosur, por nuk do t’iu tregoj”.
Januzaj ka bërë 24 paraqitje për Sunderlandin duke shënuar vetëm një herë dhe raporte të ndryshme pretendojnë se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm për të dëgjuar ofertat për shërbimet e tij. Ai është fishkëllyer nga disa tifozë të Sunderlandit gjatë disfatës 1 me 0 këtë muaj ndaj Watfordit duke i lënë trajnerit David Moyes të kuptoj se ata kanë nevojë të shohin më shumë nga kosovari.
Sipas një studimi të kryer nga ‘Sunderland Echo’, tifozët e Sunderlandit kanë zbuluar vendimin e tyre për Janzuajn, i cili bëri 50 paraqitje për Manchester United.
52 për qind e tifozëve kanë vlerësuar performancat e tij këtë sezon me notën 1 nga 10. Vetëm 14 për qind e tyre kanë vlerësuar performancat e tij me notën 5 ose më të lartë./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...