Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Zona e Debatit se mënyra se si homologu i tij serb, Ivica Daçiq, flet për ish-diktatorin, Sllobodan Millosheviq, është paturpësi.
“Ivica Daçiq flet për Slobodan Millosheviqin. Kjo është pafytyrësi, paturpësi që dikush pas 20 vjetësh të thurë lavde për një regjim më barbar që ka ekzistuar në Europë pas luftës së Dytë Botërore”, pohoi Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj tha se s’janë të mira as deklaratat e tashmë Presidentit serb, Aleksander Vuçiq, që flet për liderin komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
“Të gjitha këto situata krijojnë një peizazh jo të favorshëm”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...