Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që ka zgjatur më shumë se tri orë, ka rikonfirmuar qëndrimin pro ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.
Mustafa ka thënë se pret që deputetët kundërshtues të demarkacionit brenda partisë së tij, ta respektojnë vendimin e LDK-së këtë çështje, raporton lajmi.net.
Ai nuk ka dhënë datë se kur do të procedohet demarkacioni në Kuvend, duke shtuar se kjo do të bëhet pas konsultimeve me PDK-në dhe Listën Serbe.
Kurse sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar pasi janë afatet ligjore dhe kushtetuese.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...