Kampioni i Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka hyrë në garë për futbollistin e Bayern Munichut, Thiago Alcantaran.
Drejtori i “Los Blancos”, Florentino Perez beson që reprezentuesi spanjoll do të jetë një zëvendësues i shkëlqyer i Luka Modric, i cili mbush 32 vite në muajin shtator, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas, Barcelona është duke menduar gjithashtu transferimin e 26-vjeçarit, por shumë anëtarë të klubit janë kundër transferimit të lojtarëve që janë larguar nga ‘Camp Nou’ në të kaluarën.
Thiago është duke shijuar një sezon mjaftë të suksesshëm dhe ka arritur të bëhet një lojtar kyç për skuadrën e tij./arbresh.info

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...