Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka biseduar sot në Beograd me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Joan Barata.
Ai iu falënderua këtij për ndihmën e dhënë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë. Po ashtu ai vlerësoi përgatitjen dhe zhvillimin e tyre sipas standardeve më të larta demokratike, raportojnë mediet e Beogradit.
Gjuriqit tha se hartimi i projektstatutit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, sipas Marrëveshjes së Brukselit është në kompetencë të ekipit drejtues, që përbëhet nga përfaqësues të popullit serb, porse ndihma e OSBE-së do të jetë e mirëseardhur.
Mediet citojnë se Gjuriq ka ngritur çështjen e retorikës gjithnjë e më të ashpër dhe të kërcënimeve të hapura ndaj popullit serb në qarqet ekstremiste dhe ato politike shqiptare në Kosovë. Sipas raportimeve, ai i ka kërkuar atij dhe të tjerëve që përkujdesen për paqen e stabilitetin në Kosovë që t’i dënojnë ato kërcënime.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...