Organizatorët e Chopin Piano FEST “Prishtina” 2017 kanë mbajtur një konference për media ku kanë shpalosur programin e tyre për edicionin e këtij viti.
Drejtoresha artistike e Festivalit, pianistja e shquar kosovare, Lejla-Haxhiu-Pula tha se synohet që programi të jetë i pasur dhe i larmishëm e sfidues në shijen e dëshmuar të publikut, shkruan arbresh.info.
“Ne shpresojmë të gjithë së bashku se vërtetë do të keni momente të mira. Ne kemi një koncept shumë të qartë të festivalit, kemi disa recitale të tëra pianistike, kemi katër recitale jashtëzakonisht të bukura. Kemi dy mbrëmje vokale, më 16 dhe 18 prill. Do të kemi edhe dy mbrëmje solistike”, është shprehur Haxhiu-Pula.
Chopin Piano FEST “Prishtina” është themeluar me rastin e përvjetorit të 200të të Chopin në 2010, nga Asociacioni Kosovar Chopin si anëtari më I ri I Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Chopin, pjesë e UNESCO-s. Suksesi i këtij festivali dhe vleresimi qe iu be nga publiku I Kosoves, shtyen organizatoret ta bejne kete festival tradicional qe mbahet ne Prill te cdo viti. Kete vit, Festivali shënon edicionin e tetë./Arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026