I dyshuari për sulmin me kamion në Stokholm ishte përballur me deportim dhe kishte simpati ekstremiste, tha policia suedeze.
Uzbeku 39-vjeçar dyshohet se kishte drejtuar kamionin brenda një dyqani të premten.
Kërkesa e tij për leje qëndrim u hodh poshtë në qershor të vitit të kaluar dhe ai ishte duke u kërkuar nga zyrtarët e imigracionit, tha policia.
Ndërkohë, një i dyshuar i dytë është nën arrest zyrtar.
Policia tha se janë duke e hetuar të dyshuarin e dytë për “krim terrorist që ka çuar në vrasje”.
Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters tha se personi është arrestuar në “një shkallë më të ulët të dyshimit” se të dyshuarit e parë.
Policia ka intervistuar më shumë se 500 persona mbi incidentin, raporton agjencia e lajmeve TT e Suedisë.
I dyshuari i parë kishte aplikuar për qëndrim të përhershëm në vitin 2014, por kjo iu refuzua, dhe në dhjetor 2016 atij iu dha katër javë kohë për të lëshuar vendin, tha shefi i policisë Jonas Hysing në një konferencë për shtyp.
I dyshuari më pas u zhduk, dhe policia ishte në kërkim të tij, shtoi Hysing.
Katër persona janë konfirmuar të kenë vdekur në sulm. Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e tyre, megjithatë njoftohet se dy prej tyre janë me nënshtetësi suedeze, një britanik, dhe një bleg.
15 të tjerë janë plagosur.

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...