Besnik Huqaj, i akuzuar për përvetësimin e rreth 3 mijë eurove nga ndërmarrja publike “Hidroregjioni Jugor”, të mërkurën, është dënuar me një vit burgim efektiv. Huqaj, i cili punonte si arkëtar në ndërmarrjen në fjalë, është obliguar që shumën e përvetësuar t’ia kthejë të dëmtuarës, “Hidroregjionit Jugor”.
Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Prizren, nga kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj. Sipas aktgjykimit, Huqajt, poashtu i është shqiptuar dënimi plotësues me të cilin ia ndalon atij të punojë në ndërmarrjet publike në afat prej dy vite pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, me të cilën Besnik Huqaj akuzohej se duke punuar si arkëtar në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, dega në Dragash, ka përvetësuar nga arka, në mënyrë të paligjshme, shumën e parave prej rreth 3 mijë eurove.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...