Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, inspektuan punimet në aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi dhe përuruan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan (te burgu), transmeton arbresh.info.
Në fjalën e tij ministri Zharku ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes MI dhe Komunës së Lipjanit për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në këtë komunë, të cilat do të realizohen gjatë këtij viti. Po ashtu, ministri Zharku foli edhe për projektet e tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si për rrugën e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruimin e rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.
Ndërsa kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e këtyre projekteve infrastrukturore për komunën e Lipjanit, të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin më të madh të kësaj komune.
Projekti për aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme – Smallushë – Sllovi është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 439,916.54 euro dhe ka një gjatësi prej 5026 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash.
Po ashtu, projekti tjetër i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan (te burgu) është financuar nga MI në vlerë 242,310.27 euro.
Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese dhe po ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëve dhe mallrave./arbresh.info

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania