Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të dhënë më shumë në ndeshjet derbi, të paktën kështu beson trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Ronaldo shënoi hat-trick në ndeshjen e zhvilluar në ‘Vicente Calderon’ ndaj rivalit lokal gjatë muajit nëntor, transmeton portali arbresh.info. 32-vjeçari pushoi në fitoren 4 me 2 të mërkurën ndaj Leganes, por do të rikthehet për ndeshjen e së shtunës.
“Ai e di, ashtu si të gjithë ne, por Cristiano ka më shumë njohuri, ai në ndeshje të mëdha është gjithmonë këtu”, tha Zidane në një konferencë për media para ndeshjes.
“Nuk e di nëse kjo ndodh për shkak se ai është mësuar me këtë, por ambiciet e tij e bëjnë që të luaj në ndeshje të mëdha si çdo lojtar tjetër”
“Për këtë stërvitet. Ai është i gatshëm, por jo vetëm në ndeshje të mëdha, në çdo ndeshje që luan ai dëshiron të shënoj dhe të jetë një lojtar i madh i skuadrës”
“Është shumë pozitive për të gjithë, energjia që ai gjeneron”./arbresh.info
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë