Flori Mumajesi me këngën “Nallane 2” vërtetoi edhe njëherë që këngët e tij kthehen në hite me dëgjim të parë. E njëjta gjë rezultoi edhe me këtë projekt të ri të producentit të “Threedots”, pasi ky hit numëron më shumë se 12 milionë klikime në Youtube.
Dhe bashkëpunimi i dytë i Mumajesit me DJ Vicky-n nuk na ka bërë vetëm neve për vete, por edhe reperin e njohur grek, Tus.
Reperi në fjalë ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, të titulluar “Μπέμπα”, e cila është “Nallane” në versionin greqisht. Blitz.al ka mësuar se kënga është realizuar me anë të një marrëveshjeje mes reperit grek dhe producentit shqiptar.
Tani që i dëgjojmë të dyja versionet e këngëve do të ishte shumë mirë nëse do të kishim edhe një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen. E tani që muzika nuk po njeh më kufij e barriera, gjithçka mund të jetë e mundur… /Blitz.al/
https://www.youtube.com/watch?v=WWjRp2nAIjM
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...