Lëvizja Besa bën thirrje për protestë në Shkup

18:38 | 4 Qershor 2015
M. A.

Lëvizja BESA në konferencën e sotme të shtypit shpalli thirrjen për marshin protestues për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Protesta do të mbahet në Shkup më 13 qershor (të shtunën e ardhshme) me fillim në ora 17:00.

Marshi do të niset nga lagjja e Çairit dhe do vazhdojë deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ku do të lexohen mesazhet e protestës.

Kryetari i Këshillit Koordinues së Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shpjegoi se marshi do të ketë karakter gjithëshqiptar dhe se Lëvizja BESA vetëm e inicon atë.”Për këtë arsye marshi nuk do të ketë emblemën e Lëvizjes BESA. Madje, edhe motoja qendrore e këtij marshi është lënë të vendoset me konsensus të të gjithë organizatorëve”, tha Kasami.

Lëvizja BESA u bën thirrje publike subjekteve politike shqiptare, Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Lëvizjes për Reforma në PDSH, si dhe organizatave joqeveritare, intelektualëve, artistëve, gazetarëve, dhe personaliteteve të tjera shqiptare që ta formojnë bashkërisht n jë këshill për organizimin e marshit protestues.

 

Shpërndaje në rrjete sociale