Një delegacion i studentëve nga Maqedonia është takuar sot me ish-Presidentin e Kosovës dhe njëherësh kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Gjatë takimit u diskutua për problemet me të cilat po përballen të rinjtë nga të gjitha trevat shqiptare, shkruan arbresh.info
Pacolli i falënderoi për vizitën e tyre duke ju thënë se rinia është shtylla e kombit shqiptar.
“Ju jeni shtylla më e rëndësishme e kombit tonë. Nuk ka shtyllë ma solide se rinia. Unë shpresoj shumë që atë që ne nuk e kemi arrit ta ndryshojmë do ta bëni ju me sukses. Do të ndikoni ju tek shqiptarët që diçka nuk është në rregull me ne. Kemi mbet shumë mbrapa dhe koha po ecën me shpejtësi të dritës”, tha Pacolli.
Delegacioni u përfaqësua nga Ariton Rama i cili i prezantoi hallet dhe problemet e rinisë në Maqedoni./Arbresh.info

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...