Një zbulim makabër është bërë në Itali, ku kufoma e një shqiptari është gjetur krejt e zhveshur dhe e groposur.
Zbulimi u bë në malin Cornizzolo, pranë liqenit të Comos në një zonë pyjore, ditën e diel, gjatë një pastrimi që po i bëhej zonës pyjore.
Nga verifikimet e kryera, në sajë të gjurmëve të gishtërinjve rezultoi se viktima është Besnik Metaj, 39-vjeç, transmeton noa.
Viktima rezultonte me precedentë penalë në fushën e narkotikëve. Zbulimi u bë nga punonjësit që po merreshin me pastrimin e zonës pyjore, pasi një pjesë e fytyrës ishte lënë jashtë.
Ai rezulton i vrarë me dy plumba në kokë, ndërsa mendohet se është çuar në zonën malore për t’u ekzekutuar dhe është groposur më tej për të humbur gjurmët.
Dyshohet se krimi është kryer rreth një muaj më parë, për shkak se kufoma kishte nisur të dekompozohej.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...