Dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli ka ndërruar jetë.
Makolli ishte edhe personi i parë që e pa trupin e pajetë të Deharit në qelinë e paraburgimit në Prizren që për shumë ditë e kishin ndarë bashkë.
Klan Kosova ka siguruar deklaratat e tashmë të ndjerit Makolli lidhur me rastin Dehari.
“Kur jemi kthyer në orën 15:00 në dhomë, atë e kam gjetur të shtrirë në dysheme dhe fare nuk lëvizte. Në gojë ka pasur një shishe të plastikës me mjaltë. Menjëherë e kam thirr mjeken dhe më njoftoi se s’ka puls”, kishte shkruar kështu Makolli më dorën e tij në njërën nga deklaratat e para që kishte dhënë pas vdekjes së Astrit Deharit, më saktësisht në orën 17:45 të datës 5 nëntor.
“Ne në dhomë nuk kemi zhileta të cilat janë të përshtatshme për lëndim, e as ndonjë brisk”, kishte deklaruar Makolli në një deklaratë tjetër ku dëshmonte për rastin e Deharit, tashmë të ndjerë.
“Unë kam mbetur i habitur se si ka mundur të shkaktoj vetes dëm, dhe si ka mundur të ndodhë kjo”, vazhdon deklarata e të ndjerit Naser Makollit.
Shumë deklarata të tjera të Naser Makollit mund t’i shihni në dokumentet e mëposhtme.
Në ndërkohë që avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në Info Magazine ka deklaruar se tashmë i ndjeri Makolli e kishte telefonuar vetë avokatin Gashi nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan dhe i kishte thënë se ai din shumë më shumë gjëra se sa deklaratat e tij.

100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...