Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot, se i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë”, ka ndërruar jetë.
“Sot, më datë 3 prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë në ndihmë’, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit.
Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën