Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka folur për shenjëzimin e kufirit me Kosovën, i cili nuk po arrin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi varet direkt me liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.
Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.
Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.
Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë këto raporte.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...